Qëndrueshmëria e Pandoras në botë

Si prodhuesi më i madh i stolive në botë, ne jemi të vendosur të zvogëlojmë gjurmët tona klimatike dhe të angazhohemi të jemi neutralë ndaj karbonit në operacionet tona deri në vitin 2025. Zbuloni angazhimin tonë për arritjen e praktikave të qëndrueshme.

Ambiciet tona: 1 nga 4


Drejt neutralitetit të karbonit


Në fillim të vitit 2020, Pandora u angazhua të jetë neutrale ndaj karbonit në operacionet e veta deri në vitin 2025. Kjo përfshin objektet tona artizanale, zyrat, dyqanet e shitjes me pakicë dhe magazinat.

Ambiciet tona: 2 nga 4


Drejt argjendit dhe arit të ricikluar


Pandora është zotuar të përdorë vetëm argjend dhe ar të ricikluar në stolitë e saj deri në vitin 2025.

Ambiciet tona: 3 nga 4


Energjia e ripërtëritshme


Në vitin 2020, ne siguruam 100% energji të ripërtëritshme në objektet tona artizanale në Tajlandë.

Ambiciet tona: 4 nga 4


Synimi i bazuar në shkencë


Duke u bashkuar me iniciativën e synimeve të bazuara në shkencë, ne kemi vendosur të zvogëlojmë emetimet e karbonit në të gjithë zinxhirin tonë të plotë të vlerës në përputhje me Marrëveshjen e Parisit.

Pafundësisht e ricikluar
Drejt qarkullueshmërisë

Në Pandora, ne jemi të përkushtuar të lëvizim më tej drejt qarkullimit në materialet dhe mbeturinat tona, p.sh. duke përdorur argjend dhe ar që mund të riciklohen pafundësisht.

Fakte: 1 nga 5


Një mendësi më e përgjegjshme


Shpenzimet ekologjike të zirkonit në fomrë të konit janë vetëm 0.001% të një diamanti të minuar. Mëso më shumë rreth gurëve të bërë nga njeriu - gurët që përdorim më shumë në stolitë Pandora.

Fakte: 2 nga 5


Metalet e ricikluara kanë një ndikim më të ulët


Duke siguruar metale të ricikluara, ne do të ulim emetimet e karbonit me dy të tretat për argjend dhe me më shumë se 99% në ar, sipas vlerësimeve të ciklit jetësor.

Fakte: 3 nga 5


Furnizimi me metale të ricikluara


Në vitin 2020, argjendi përbënte mbi gjysmën e të gjitha materialeve të blera të produktit, të matura sipas peshës, ndërsa rreth 60% e argjendit dhe arit tonë vinin nga burime të ricikluara.

Fakte: 4 nga 5


Katër rrjedhat tona kryesore të mbetjeve


Shkalla jonë e lartë e riciklimit është nxitësi kryesor nga shkalla e riciklimit 100% për katër rrjedhat tona kryesore të mbetjeve: gips, qelq, dyllë dhe gomë.

Fakte: 5 nga 5


Një e ardhme e qëndrueshme


Për të zvogëluar gjurmën më të gjerë ekologjike, ne punojmë që të gjitha materialet tona të jenë të ripërtëritshme, të ricikluara ose të qëndrueshme.

Një gjurmë e reduktuar ekologjike
Shkalla e riciklimit prej 90%


Përveç reduktimit të emetimeve të karbonit, ne vazhdimisht punojmë për të zvogëluar gjurmën tonë më të gjerë ekologjike. Vitin e kaluar, më shumë se 90% e mbetjeve në objektet tona artizanale u ricikluan.

Artizanate për të ardhmen
Objekte të gjelbra


Objektet artizanale të Pandorës në Tajlandë janë ndër më modernet dhe me efikaset të energjisë në industri. Objektet tona artizanale në Tajlandë përbëjnë gjysmën e konsumit tonë global të energjisë dhe në vitin 2020 kaluam në 100% energji të ripërtëritshme të furnizuar nga projektet diellore lokale. Në të njëjtën kohë, ne jemi të angazhuar për reduktimin ose riciklimin e materialeve të mbeturinave dhe ujit në objektet tona artizanale.

Fakte: 1 nga 3


Reduktimi vjetor i CO2


Duke kaluar në energji 100% të ripërtëritshme, Pandora do të zvogëlojë gjurmën e saj vjetore të karbonit me më shumë se 35,000 ton.

Fakte: 2 nga 3


Përdorimi dhe mbetjet tona të ujit


Në angazhimin tonë për të zvogëluar vazhdimisht gjurmën tonë më të gjerë ekologjike, ne gjithashtu përqendrohemi në përdorimin e ujit dhe mbeturinave në objektet tona të prodhimit.

Fakte: 3 nga 3


Përmirësime në riciklimin e ujit


Si rezultat i investimeve të ndryshme në riciklimin e ujit në vendet tona të prodhimit, ne rritëm normën tonë të riciklimit të ujit nga 14% në vitin 2019 në 16% në vitin 2020.

Pandora për UNICEF


Së bashku mbështesim zërat e rinj. Pandora dhe UNICEF kanë bashkëpunuar për të mbështetur fëmijët më të cënueshëm, veçanërisht vajzat në të gjithë botën, për të udhëhequr jetë më të shëndetshme dhe më të sigurta dhe për të përmbushur potencialin e tyre. Qëllimi i partneritetit trevjeçar është të mbledhë fonde për UNICEF për të fuqizuar fëmijët dhe të rinjtë duke mbështetur programet e UNICEF për arsimin, barazinë gjinore, ndërgjegjësimin për të drejtat, fuqizimin personal dhe angazhimin qytetar.

Prania jonë në Tajlandë


Objektet tona artizanale në Tajlandë ofrojnë kushte të sigurta dhe të shëndetshme pune për mbi 11,000 të punsëaur. Ne jemi të përqendruar në sigurimin që punonjësit tanë të kenë qasje në shërbimet e duhura shëndetësore. Kjo përfshin aktivitete të promovimit të shëndetit, programe mirëqenieje, mbulesë me infermiere 24-orëshe, qasje në bibliotekë, mensa në vend dhe shumë më tepër.

Furnzim i përgjegjshëm

Ndikimi përmes furnizuesve

Ne synojmë të punojmë me furnizues që ndajnë angazhimin tonë për qëndrueshmërinë dhe gjatë viteve të fundit Pandora ka ndërmarrë hapa për të përafruar më mirë programin tonë të përgjegjshëm të furnizimit me ambiciet tona të qëndrueshmërisë. Qasja jonë specifike për kategorinë e burimeve të përgjegjshme kërkon të përmirësojë vazhdimisht performancën tonë rreth tre synimeve: përgjegjësisë, gjurmueshmërisë dhe transparencës.